English

"Noja", sekuestrohen në Tiranë 1.5 kg marijuanë, 5 në pranga

Tiranë, 29 Mars NOA - Në rrugën dytësore të superstradës Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Kashar, në kuadër të operacionit të policor të koduar "Noja", u bë e mundur arrestimi i pesë personave, të cilët dyshohen se merreshin me aktivitetin e shitjes dhe shpërndarjes së lëndës narkotike e llojit marijuanë.

Të arrestuarit janë tre djem lindur e banues në Fushë Krujë,: Skerdilajd Miri, 23 vjeç,

Artur Selmani, 24 vjeç dhe Ervis Gjuzi, 27 vjeç. Gjithashtu u arrestuan dhe 23-vjeçari Ilir Gashi, dhe bashkëmoshatari i tij Edmond Kalija, që të dy, lindur e banues në Tiranë.

"Në sajë të informacioneve të poseduara nga specialistët e Seksionit Kundër Narkotike, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, u realizua goditja e këtij grupi shpërndarësish të lëndëve narkotike, në sasi të konsiderueshme", - tha drejtoria e Policisë së Tiranës.

Nga hetimi doli se këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin këtë aktivitet të paligjshëm kriminal, në zonat e Kamzës, Laprakës etj.

Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se lënda narkotike e llojit Marijuanë, vinte nga fshatrat e rrethit të Krujës, me qëllim më pas shpërndarjen e saj në Tiranë.

Ndaj këtij grupi të shpërndarjes së lëndëve narkotike u mundësua kapja e tyre në sajë të një investigimi për një periudhë 2 mujore hetimi.

Policia tha se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe dy automjete, mjete të cilët dyshohet se shërbenin për transportimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Ndaj të pestëve u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të "Prodhim, shitje të lëndëve narkotike", në bashkëpunim, ndërkohë që materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

e.r/NOA

KOMENTE