Nju Jork, 29 Mars NOA - "Kisha katolike nuk mund të rikuperojë emrin deri sa Bariu i Shenjtë i saj do të shihet si një dele e zezë në skandalin e gjithnjë e më të errët të abuzimit seksual", shkruan në faqet e saj "The New York Times" duke iu referuar ngjarjeve që këto ditë kanë pasur në qendër të skandalit Papa Benedikti XVI, në kohën kur ai ishte kardinal në Monako.
"Pse të mos të hapen dyert për gratë? Në qoftë se kisha do të hapte dritaret e saj me ngjyrë për të hyrë pak ajër- vazhdon gazeta - pikërisht për të inkurajuar gratë që të bëhen priftëresha, dhe murgeshat e priftërinjtë të jenë më të çliruar për t'u martuar, e nëse do të mund të dëboheshin priftërinjtë që abuzojnë seksualisht me fëmijët si dhe duke mbyllur kulturën e njerëzve që mbrojnë dhunën ndaj fëmijëve duke heshtur, vetëm atëherë ajo mund të mbijetojë. E jo vetëm kaq, ajo do të jetë një shenjë inkurajuese e përuljes dhe pendimit".
Duke përfunduar me tone të ashpra New York Times shkruan se "murgeshat historikisht kanë ndrequr problemet e priftërinjve. Dhe ky është një problem me përmasa historike. Papa Benedikti duhet të kthehet në shtëpinë e tij në Bavari. Vatikani duhet të hapë dritaret për gratë". a.k/NOA