English

Përmbytje në Kinë, ngujohen 153 minatorë

Shanksi, 29 mars, NOA - Plot 153 minatorë kinezë kanë mbetur të bllokuar brenda galerive të nëndheshme të një miniere, pas një shpërthimi uji që ndodhi brenda saj.

Sipas të dhënave të mediave vendase, janë duke vazhduar përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për të mundësuar zhvendosjen e 153 minatorëve të ngujuar në një minierë qymyrguri.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur para një dite dhe ndërsa orët po kalojnë, shtohet gjithmonë e më shumë rreziku ndaj minatorëve.

Nga ana e tij, presidenti kinez, Hu Xhintao dhe kryeministri Uen Xhiabao kanë urdhëruar autoritetet lokale të bëjnë çmos për t'i shpëtuar minatorët në provincën Shanksi.

Aksidentet në miniera janë të shumtë në Kinë, por duket se ky ka për të qenë më i madhi.

n.e/NOA

KOMENTE