English

Plani bërthamor i Iranit, sot diskutojnë vendet e G8-ës

Kuebek, 29 mars, NOA - Ministrat e Punëve të Jashtme të Grupit të Tetë vendeve më të industrializuara të botës takohen sot në Kanada për bisedime, ku bëhet me dijeni se në krye të këtyre bisedimeve do të jetë programi bërthamor i Iranit.

Takimi dy-ditor në qytetin Gatino të Kuebekut vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës po u prijnë përpjekjeve për të vendosur një raund të katërt të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit kundër Iranit.

Po për një gjë të tillë atyre u nevojitet edhe akordi i Kinës, ndërsa javën e kaluar, një zyrtar i lartë kinez mori pjesë në një konferencë bashkë me pesë fuqitë tjera botërore për të diskutuar sanksionet, por takimi nuk rezultoi me marrëveshje.

n.e/NOA

KOMENTE