English

Presidenti amerikan Obama i jep fund vizitës në Afganistan

Kabul, 29 Mars - Presidenti amerikan Barak Obama i dha fund vizitës së tij të shkurtër, të paparalajmëruar, në Afganistan dhe u nis për në atdha¨.

Në bazën ajrore amerikane në Bagram pranë Kabulit Obama shprehu më parë bindjen për suksesin e angazhimit ushtarak të SHBA-së dhe të aleatëve të saj në Afganistan.

Do të ketë goditje prapësuese, por SHBA-ja do ta përfundojë punën, tha ai në një fjalim para ushtarëve amerikanë. Në të njëjtën kohë Obama paralajmëroi ndaj riforcimit të talibanëve.

Në rast se nuk arrihet të munden islamistët radikalë dhe rrjeti terrorist El Kaida, bota do të jetë dukshëm më pak e sigurt, tha ai.

Në fillim të vizitës së tij gjashtëorëshe, Obama u takua në Kabul me presidentin afgan Hamid Karzai. Gjatë takimit ai kërkoi nga Karzai që të veprojë më fuqishëm kundër korrupsionit dhe tregtisë së drogës. /dw/

KOMENTE