English

Racizmi, sa i pranishëm në futbollin italian

Itali, 30 Mars NOA - Problemi i racizmit në futbollin italian vazhdon të jetë prezent në fushat e lojës dhe jashtë saj në këtë vend.

Është diçka vërtet për tu shqetësuar ajo çka ndodh në këtë kampionat duke parë që ai është dhe ndër më të ndjekurit në të gjithë botën.

Këtë javë pre e saj kanë qenë lojtarët Zebina dhe Seedorf të cilët respektivisht luajnë në ekipet e Juventusit dhe Milanit.

Për Seedorf kanë qenë kore raciste nga vetë tifozeria e Milanit në ndeshjen e tyre me Lazion të cilët i janë drejtuar pikërisht atij, ndërsa për sa i përket Zebinas ai u sulmua nga tifozët e Juventusit pak para se të fillonte sfida me Atalantën.

Në lidhje me këto dy lojtarë ka qenë vetë Federata e Futbollit italiane që ka shprehur solidaritet në drejtim të tyre ku krahas saj ato shtuan se duhen të merren masa në lidhje me personat të cilët shfaqin racizëm dhe ato duhet tub jenë tepër të ashpra pasi ky fenomen në sportin e futbollit sipas tyre nuk duhet të ekzistojë.

r.b/NOA

KOMENTE