Itali, 30 Mars NOA - Roma ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme me skuadrën e Interit ku tashmë ata gjenden vetëm një pikë larg nga zikaltërit.
Duhet thënë se ekipi kryeqytetas ka një vazhdueshmëri rezultatesh pozitive ku numërohen 15 fitore dhe gjashtë barazime në ndeshjet e fundit ku ekipi i Ranierit nuk ka pësuar humbje.
Në fitoren e kësaj ndeshje ajo pati një rëndësi mjaft të madhe dhe për teknikun e Romës Klaudio Ranieri, ku ai për herë të parë në karrierën e tij ka mundur Murinjon në sfidat e tyre në të cilat janë përballur dhe kur ndodheshin në ekipe të tjera.
Ndërsa, për sa i përket Murinjos, ai ka humbur sfidën e tij të parë kundrejt Romës gjatë kohës së tij në drejtim të Interit dhe kjo është një disfatë e rëndë e tij, që tashmë ka rihapur plotësisht Kampionatin Italian të Seria A.
r.b/NOA