Tiranë, 29 Mars NOA - Padia e drejtuesit të kompanisë së ndërtimit Edil Al it, Artan Dulakut në ngarkim të kryeministrit Sali Berisha është shtyrë sot për mosformim të trupës gjyqësore.
Gjyqtari Gani Dizdari kishte paraqitur një raport mjekësor ku thoshte se kishte probleme shëndetësore. Për këtë arsye padia civile nuk mund të zhvillohej.
Artan Dulaku e ka paditur kryeministrin Berisha për veprën penale të shpifjes. Sipas padisë civile Berisha është shprehur për mediat se "Don Dollaku, Tan Dollaku, në zemër të Tiranës ka përvetësuar me firmë të Edvin lakuriqit 54.153 metra katrore".
Biznesmeni Artan Dulaku nuk e ka falur në seancën e parë kryeministrin Berisha.
e.r/NOA