Romë, 29 mars, NOA - Në Itali sot votohet për të dytën ditë në kuadrin e zgjedhjeve rajonale, ndërsa pritet që të përmbyllet ky proces në orët e pasdites së vonë.
Sot në fakt mund të votohet për 13 nga 20 rajonet e Italisë, ndërsa thuhet nga mediat vendase se të dielën pati një pjesëmarrje të ulët në zgjedhje.
Sipas sondazheve të fundit, kjo mund të shkaktojë edhe një humbje për partinë e kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, i cili në fakt e ka shpallur votimin për këto zgjedhje si një test kombëtar për qeverinë e tij.
n.e/NOA