English

Sulmet vetëvrasëse, Franca solidarizohet me Rusinë

Paris, 29 Mars - Presidenti francez, Nikola Sarkozi, ka siguruar autoritetet ruse "për solidaritetin e plotë, derisa ata përballen me akte qyqare e të tmerrshme". Reagimet e Sarkozisë erdhën pas deklaratës së Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen, i cili dënoi ashpër dy sulmet me bomba në metronë e Moskës.

"Në emër të NATO-s, i dënoj fuqishëm sulmet e sotme terroriste në Moskë", thuhet në komunikatë. "Asgjë nuk mund t'i arsyetojë sulmet e këtilla ndaj civilëve të pafajshëm", tha Rasmusen. Presidenti rus Dimitri Medvedev tha se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë "deri në fund", dhe urdhëroi forcimin e masave të sigurisë pas sulmeve në metronë e Moskës. /rfe/

KOMENTE