English

Tito ka vdekur si mysliman duke lexuar Kur'ani-n

Myftiu i dikurshëm i Beogradit, Hamdija Jusifspahiq në një intervistë për një radio, të dhënë para dhjetë vjetësh, për herë të parë e rrëfen sekretin e tij më të madh: Tito ka vdekur si një mysliman duke lexuar Kur'an-in! Edhe pse nga vdekja e Titos kanë kaluar gati tri dekada dhe pothuajse vazhdimisht fabrikohen rrëfime tronditëse dhe kontroverse të jetës së tij. Më i fundit është se Jopsi Broz-Tito, ish-presidenti i ish-RSFJ-së, vdiq si një mysliman. Deri te ky informacion ka ardh javorja serbe "Pressmagazin", duke kërkuar të vërtetën lidhur me me temën e përjetshme: pse në varrin e Titos nuk është vendosur ylli i kuq pesërremësh - simbol i komunizmit.

Sipas kësaj jovore, hidhet poshtë edhe mendimi i deritanishëm se kjo është bërë për shkak se Tito ishte mason, dhe e vendos tezën tronditëse në bazë të dokumentacionit të radio "Beograd"-it, ku është gjetur regjistrimi ekskluziv i bisedës me ish-myftiun e Beogradit, Hamdija Jusifspahiq, të bërë dhjetë vjet më parë. Në incizim myftiu ka thënë se Tito ka vdekur si një mysliman duke lexuar Kur'an-in në spitalin e Lubjanës! Seriozitetin e regjistrimit e ka konfirmuar edhe autori i intervistës me myftiun, i cili nuk ka dashur t'i përmendet emri. Pjesë kryesore të intervistës ka të bëjë me një bisedë të myftiut me shefin e kabinetit të Titos, Berislav Badurina, pas vdekjes së tij. Jusifspahiq e kujton ngjarjen: - Kur vdiq Tito, dhe unë ambasadori i Algjerisë së bashku shkuam për t'u regjistruar në librin e zisë. Sapo arritëm, menjëherë u afrua Badurina dhe na tha: - Urime! - Çfarë më uron... njeri i vdekur? - Mendova! - Vdiq me besimin tuaj! - Çfarë? - u trondita. - Po, në besimin tuaj. Ai vdiq duke lexuar Kur'an-in, të tretën herë ...! Të njëjtën ia ka thënë ambasadorit algjerian. Në vazhdim të intervistës myftiu ka treguar për takime të shumta me Titon qysh në kohërat kur ka qenë student në Fakultetin Islamik në Kajro, duke theksuar vazhdimisht përkushtimin e Titos për fenë islame. /Express-Zhurnal/

KOMENTE