Uashington, 30 mars, NOA - Më shumë se 700 persona janë dënuar me vdekje gjatë vitit 2009 në mbarë botën.
Një fakt të tillë e ka deklaruar raporti i fundit i organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut "Amnesty International".
Mirëpo në këto statistika mungojnë të dhënat për Kinën, vendin ku në vitet e kaluara gjithmonë ka pasur më së shumti raste dënimi me vdekje.
Një zëdhënës i "Amnesty International" ka deklaruar se nga ky vend mbërrijnë të dhëna shumë të pakta për këtë temë.
"Fakti që nuk kemi të dhëna statistikore nga Kina, nuk mund të shikohet si sinjal se në Kinë shohim përmirësime, siç thonë autoritetet kineze. Në qoftë se ka përmirësime, atëherë duhet t'i bëjnë publike të dhënat", thekson ai.
n.e/NOA