Tiranë, 30 mars, NOA - Në kuadër të sezonit të evenimenteve "Italia dhe Shqipëria 2010 - dy Popuj, një Det, një Miqësi", të promovuar nga ambasada italiane në Tiranë, nesër në sallën e Bashkisë te Dajçit, përfaqësuesi zyrtar i kësaj ambasade, Saba D'Elia së bashku me Rotary Club (Umbria, Marche, Abruzzo, Molise, Shqipëri), Shoqatën Kulturore "Il Paese dei Balocchi", Compagnia dello Sport, C.B. Enrico Mattei të Vullnetariatit të Protezione Civile dhe me Club Rotariano të Fano-s do të mundësojnë shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e Shkodrës.
Nisma ka kaluar në ditët e kaluara shpërndarjen në qytete të ndryshme të Shqipërisë (Elbasan, Korçë, Kavajë, Durrës, Pogradec, Lushnjë, Librazhd) të pothuajse 4000 dhuratash të mbledhura nga fëmijët në shkollat e ndryshme të Italisë.
Lodrat do të jenë të shpërndara nga ambasadori i Italisë, D'Elia dhe nga autoritetet shqiptare të administratës qendrore dhe lokale.
n.e/NOA