Spanjë, 31 Mars NOA - Barcelona dhe Arsenal përballen për të katërtën herë në Ligën e Kampionëve. Në tre përballjet e tyre të para anglezët duhet thënë se nuk kanë arritur asnjëherë të fitojnë në këto sfida midis tyre.
Për dy humbjet e para duhet të kthehemi në vitet 1999 - 2000, ku Barça arrti të fitonte me rezultatin 4 me 2 kundrejt tyre.
Kurse, ajo humbje të cilën tifozët anglezë vështirë se e harrojnë, është ajo e finales së vitit 2006, ku Barcelona arrti të fitonte me rezultatin 2 me 1 duke kthyer rezultatin në favor, pasi Arsenali kaloi e para në avantazh me anë të Sol Campbell por, Eto dhe Belletti çuan skuadrën spanjolle në fitim e Ligës së Kampionëve.
Megjithatë tashmë skuadrat kanë ndryshuar, lojtarët nuk janë më të njëjtët dhe çdo gjë do të vendoset vetëm në fushën e lojës.
r.b/NOA