English

BE, 1.2 miliardë euro për Haitin

Bruksel, 30 mars, NOA - Bashkimi Evropian do të sigurojë 1.2 miliardë euro për rindërtimin e Haitit.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije Komisioni Evropian pikërisht një ditë para konferencës ndërkombëtare në Nju Jork, ku pritet të sigurohen 3.8 miliardë dollarët e parë të nevojshëm për rindërtimin e ishullit të varfër haitian.

Në 12 janar, Haiti u godit nga një tërmet shkatërrimtar, nga i cili e humbën jetën 200 mijë njerëz dhe rreth 1 milion të tjerë mbetën pa shtëpi.

Autoritetet e këtij vendi kanë bërë me dijeni se nevojiten rreth 11 miliardë dollarë për rindërtimin e këtij vendi.

n.e/NOA

KOMENTE