English

Berisha uron me telefon Berluskonin për fitoren

Tiranë, 30 mars, NOA - Kryeministri Berisha zhvilloi sot në drekë një bisedë telefonike mjaft të ngrohtë e miqësore me kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni, të cilin e uroi përzemërsisht për fitoren në zgjedhjet rajonale vendore të zhvilluara në Itali.

Berisha i shprehu homologut të tij bindjen se kjo fitore dëshmon besimin e madh të qytetarëve italianë tek Silvio Berluskoni dhe tek koalicioni qeveritar.

Nga ana e tij, kryeministri italian e falënderoi me shumë përzemërsi kryeministrin Berisha për urimin e tij.

Në fund, Berisha dhe kryeministri Berluskoni ranë dakord gjatë kësaj telefonate që do të shihen së shpejti në një takim të përbashkët.

n.e/NOA

KOMENTE