English

Fshihte në makinë 93 kg drogë, arrestohet

Kapshticë, 30 mars, NOA - Përpiqej të kalonte kufirin shqiptar në pikën doganore të Kapshticës, me një makinë në të cilën fshihte 93 kilogramë bimë narkotike e llojit marijuanë, e cila ishte vendosur në 90 pako të mbështjella me natriban

Por është identifikuar nga forcat e kufirit, duke u ndaluar menjëherë dhe duke marrë në sekuestrim gjithë sasinë e drogës që kërkonte të transportonte në mënyrë ilegale.

Fjala është për 53-vjeçarin Todi Bozo, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë, i cili pas një kontrolli të ushtruar në pikën e Kapshticës, u zbulua se fshihte drogë në kamionin e tij të markës DAF, me targë TR 6772 F, me ngjyrë të bardhë.

Janë kryer veprimet e para proceduriale për veprën penale të "Trafikut të Narkotikëve", parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal dhe materialet proceduriale do t'i kalohen prokurorisë së Krimeve të Rënda.

n.e/NOA

KOMENTE