English

Fule: Zgjidhni emrin, do keni datën

Bruksel, 30 mars, NOA - Komisioneri evropian pwr Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule ka theksuar se zgjidhja e kontestit të emrit midis Shkupit dhe Athinës do të jetë një dritë jeshile për dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim.

"Shpresoj se do të shfrytëzohet koha deri në përfundimin e presidencës spanjolle për zgjidhjen e kontestit të emrit midis qeverisë së Shkupit dhe asaj greke. Kjo do të mundësonte dhënien e dritës jeshile për fillimin e datës për nisjen e negociatave për anëtarësim", ka theksuar Stefan Fule.

Ai ka shtuar se shpreson se do të krijohen mundësitë për fillimin e negociatave paraprake me IRJM-në. "Vendi ka bërë progres fantastik gjatë vitit të kaluar dhe për këtë Këshilli i Evropës rekomandoi fillimin e negociatave për anëtarësim. Kam shumë shpresë se edhe koha e mbetur do të shfrytëzohet gjatë presidencës spanjolle", ka theksuar euro-komisioneri për zgjerim, Stefan Fule.

NOA-INA

KOMENTE