English

Hapet një seksi-shop enkas për myslimanët

Holandë, 30 Mars NOA- Një seksi-shop virtual për myslimanët, i cili ofron produkte që i përmbahen ligjeve islamike, është hapur në Holandë.

Vetë themeluesi i këtij dyqani që është 29 vjeç, është shprehur mjaft i kënaqur për sa i përket vizitave që ka patur, pasi ai ka deklaruar se ata kanë qenë në një shifër prej 70 mijë të tillash në vetëm katër ditët e para.

Lajmi i hapjes së tij u shpërnda nëpërmjet faqes së internetit ku u bë e mundur dhe reklama e tij. Në shpjegimet e faqes zyrtare thuhet se inspirimi për ta hapur këtë sexy-shop erdhi nga seriali i famshëm "Sex and the City".

Ky seksi-shop është i pari që hapet në llojin e tij, ku klientët janë vetëm të besimit mysliman dhe qëllimi i tij është për të ndihmuar pikërisht çiftet e këtij besimi në jetën e tyre private seksuale.

Produktet të cilat ata mund të gjejnë janë nga më të ndryshmet ku do të zgjidhen nëpërmjet katalogëve të cilët do të vihen në shërbim të tyre, për të parë pikërisht produktet erotike të cilat do t'u ofrohen.

r.b/NOA

KOMENTE