Tiranë, 31 Mars NOA - Personi qe u qellua me arme zjarri mbremjen e sotme prane shkolles "Vasil Shanto" ne Tirane, humbi jeten pak ore pasi u dergua ne Spitalin Ushtarak. Spartak Camaj, rreth 35 vjecar, nderroi jetë pasi kishte marrë një plumb fatal në qafë kur ndaj tij u krye një atentat rreth orës 20.30 të së Martës.
Burime nga Spitali Ushtarak i Tiranes thane per agjencine e lajmeve NOA se Spartak Camaj, nuk arriti te mbijetoje megjithe nderhyrjen mjekesore per shkak se ishin demtuar organet e tij jetesore me pasoje vdekjen.
Spartak Camaj u qellua me pistolete ndersa gjendej prane shkolles "Vasil Shanto", nga nje person i cili ende nuk eshte identifikuar.
Policia ngriti disa postblloqe per te lokalizuar dhe arrestuar autorin e vrasjes kurse u tregua e rezervuar te flase tani, per pistat e hetimit.
e.r/NOA