Shkodër, 30 mars, NOA Update - Ekspertët hetimorë kanë mundur të identifikojnë autorin e plagosjes me armë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në mjediset e spitalit të Shkodrës.
Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Shkodrës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, ai mësohet se është Gjergj Pepçi, vjeç 24, banues në Shkodër, për të cilin janë angazhuar në kapjen sa më të shpejtë në kohë.
Ndërsa i plagosuri është R. Vukaj, po 24 vjeç, edhe ky banues në qytetin e Shkodrës, i cili për fat, ndodhej në mjediset e spitalit dhe është duke marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, ku nga veprimet e para të tyre, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit.
Po kryen veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të Gjergj Pepçit, do t'i kalojnë për veprime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës.
n.e/NOA