English

Kryeministri Berisha ngushëllon Putin për sulmet terroriste

Tiranë, 30 mars, NOA - Kryeministri Berisha i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, për sulmet e organizuara në metronë e Moskës, ku humbën jetën shumë qytetarë të pafajshëm dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

"Me hidhërim të thellë mësova lajmin për ngjarjen tragjike të 29 marsit, ku si pasojë e sulmeve të organizuara terroriste në metronë e Moskës, humbën jetën shumë qytetarë të pafajshëm dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Duke dënuar këtë akt të thellë barbar, uroj dhe shpresoj që autorët e tij do të marrin dënimin që meritojnë", shkruan në këtë telegram, kryeministri Berisha.

"Më lejoni që në emër të qeverisë shqiptare dhe në emrin tim personal, t'Ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta, Ju, qeverisë që Ju drejtoni dhe familjarëve të viktimave, t'u uroj shërim të shpejtë të plagosurve, si dhe të shpreh mbështetjen e plotë morale dhe solidaritetin, lidhur me këtë ngjarje që tronditi Rusinë dhe tërë botën", përfundon mesazhi i Berishës.

n.e/NOA

KOMENTE