Madrid, 30 mars, NOA - E famshmja kukull Barbi, tani shfaqet edhe në variantin transeksual, përveçse vajzës së vogël me pamje ëngjëllore që jemi mësuar të shohim nga prodhimet e kësaj firme.
Shfaqja e këtij varianti të ri të dyshimtë të kukullës model, gjatë një ekspozite në universitetin e Alicantes në Spanjë, e organizuar nga një shoqatë lesbikesh, ka ngjallur mjaft debat dhe është kundërshtuar nga shumë persona.
Objektivi i dy artistëve, Andrea Cano dhe Manuel Antonio Velandia që e kanë prezantuar Barbin e re të çoroditur dhe me organe seksuale si një transvestite, është ai që sipas tyre "ne refuzojnë të pranojnë diversitetin'''.
n.e/NOA