English

Kushner: Bosnja e Kosova, nuk duam Qipro të re në BE

Kanada, 30 mars, NOA - Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner ka vënë në pikëpyetje gatishmërinë e Bosnjë e Hercegovinës dhe Kosovës për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Në takimin e zhvilluar në Kanada mes ministrave të Jashtëm, ai ka theksuar se Bashkimi Europian duhet të jetë më i qartë në lidhje me statusin që do të kenë këto vende në të ardhmen.

"Nuk duam të përsëritet Qiproja, respektivisht në BE të pranohet një vend i ndarë", ka thënë Kushner. Deklarata e ministrit francez është publikuar nga mediat e Bosnjë Hercagovinës.

m.xh/NOA

KOMENTE