English

Malmstrom: Vizat, shumë shpejt jepet konfirmimi për Shqipërinë

Tiranë, 30 Mars NOA - Cecilia Malmstra¶m, Komisionerja për Punët e Brendshme ka deklaruar sot se Komisioni është i angazhuar tërësisht për përshpejtimin e heqjes së vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës dhe proçesi do të vlerësohet si një proçes teknik.

"Ne, nga ana e Komisionit Evropian jemi të dhe shpresoj, që së shpejti do t'ju japë afate shumë më preçize për procesin për Shqipërinë dhe Bosnjën", - deklaroi Malmstrom.

Sipas komisioneres, vizita e delegacionit të europarlamentarëve në Shqipëri është inkurajuese në këtë drejtim.

Më poshtë ndiqni intervistën e shkurtër që Malstrom ka dhënë sot për Tv Klan:

A është e vërtetë, siç kam mësuar ditët e fundit, që Komisioni ka një angazhim të ri për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës? Unë dhe Komisioni jemi shumë të angazhuar në këtë drejtim dhe unë jam takuar edhe me përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Bosnjës. Atë që po pres tani është të finalizohet raporti i ekspertëve dhe unë pastaj do të lexoj të dyja raportet. Përshpejtimi varet sigurisht nga rezultatet e vetë vendeve. Ne kemi vendosur kritere, vendet e dinë se ç'duhet të përmbushin, ne mundohemi që t'i ndihmojmë, por përshpejtimi i marrjes së vendimit lidhet me progresi e këtyre vendeve".

Një grup eurodeputetësh ishin kohët e fundit në Shqipëri. Ata deklaruan, se janë të kënaqur me përmbushjen e kritereve teknike. Sa inkurajuese është kjo për juve që të hartoni një raport pozitiv? "Kjo është sigurisht shumë inkurajuese. Unë jam në kontakt me eurodeputetët dhe ne kemi një dialog midis nesh. Por Komisioni Evropian ka ekspertë të shteteve anëtare që e shohin përmbushjen e këtyre kritereve në aspekt shumë teknik. Por proçesi duhet të jetë i tillë. Ai duhet të jetë shumë teknik, për të qenë i besueshëm. Këto raporte po finalizohet dhe shpresoj t'i marr sapo të mbarojnë Pashkët, që t'i studioj dhe të nxjerr konkluzionet". A jeni optimiste për prezantimin e propozimit legjislativ në fillim të majit? Cecilia Malmström "Nuk dua të jap data të prezantimit të propozimit legjislativ tani, para se të kem lexuar raportet për të dyja vendet, pasi nuk dua të krijoj pritje të kota. Unë e kuptoj rëndësinë e heqjes së vizave sa më shpejt për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës, aq më tepër për të rinjtë e këtyre vendeve, por nëse nuk plotësohen kushtet që janë vendosur, atëherë kjo s'do të pranohet nga disa shtete anëtare. A mendoni, se mund të kemi vendimin përfundimtar, nuk po flas për zbatimin, por për vendimin para pushimeve verore? Nuk mund të flas për këtë tani. Ne, nga ana e Komisionit Evropian jemi të dhe shpresoj, që së shpejti do t'ju japë afate shumë më preçize për procesin për Shqipërinë dhe Bosnjën.

KOMENTE