Itali, 30 Mars NOA - Ish-drejtori i përgjithshëm i Juvetusit i cili u përfshi në skandalin e "calciopolit" në Itali dhe tashmë gjendet i përjashtuar nga aktivitetet futbollistike, Luçiano Moggi i ka dhënë këshilla ish klubit të tij në lidhje me fushatën e merkatos së këtij klubi.
Moggi i ka propozuar stafit drejtues të këtij ekipi se si trajner të ardhshëm për to do të ishte ideal tekniku i Kaljarit, Alegri i cili sipas Moggit është një ndër trajnerët më të mirë në qarkullim.
Sipas tij Alegri po bën një punë të shkëlqyer tek ekipi i Kaljarit dhe do të ishte zgjedhja e përkryer e stafit drejtues të bardhë e zinjve në rast se ai do të shkonte tek ky ekip.
Krahas këshillave ai u shpreh dhe për gjendjen aktuale të Juventusit, ku tha se edhe pse ata nuk po kalojnë një moment të mirë ai është shprehur i sigurt se ky ekip në fund të kampionatit do të jetë në vendin e katërt dhe do të kualifikohet për Ligën e Kampionëve.
r.b/NOA