Korçë, 30 mars, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë nisur një procedim penal në gjendje të lirë ndaj 48-vjeçarit grek, Kosta Efermidhis, i cili është akuzuar nga një punëtor shqiptar për mospagesë të punës së tij.
Lajmi konfirmohet nga forcat e policisë së Korçës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilëve personi me iniciale V.T, 36-vjeç, ka bërë një kallëzim penal në prokurori ku e denoncon grekun e lartpërmendur se në periudhën e viteve 2004-2005 ka punuar në firmën e Eftermidhisit në fshatin Bulgarec të Korçës dhe nuk ka marrë pagën që i takonte prej 25.000 lekëve të reja.
Në bazë të këtij kallëzimi, greku do të ndiqet penalisht për veprën penale të "Mashtrimit", parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.
n.e/NOA