English

Nishani-Chountis: Mbështetje për vizat

Tiranë, 30 mars, NOA - Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, gjatë një takimi që zhvilloi me Nikolaos Chountis, reporter i Parlamentit Evropian për Shqipërinë dhe Ballkanin, deklaroi mbështetjen e plotë mbi procesin e liberalizimit të vizave.

Nga ana e tij, Nishani e ka njohur eurodeputetin me kuadrin ligjor që është plotësuar deri tani në kuadrin e procesit të liberalizimit të vizave.

Ai bëri një paraqitje të arritjeve të ministrisë në fushën e hartimit të ligjeve, siç është ai i Antimafias, apo ai i Bashkëpunimit Ndërgjyqësor Ndërkombëtar si një hap cilësor në fuqizimin e luftës kundër krimit të organizuar .

Në fjalën e tij, Chountis pasi përgëzoi ministrin për arritjet në fushën e drejtësisë dhe për adoptimin e ligjeve me legjislacionin e BE-së, i deklaroi atij mbështetjen e plotë të grupit të tij parlamentar për liberalizimin e vizave.

"Angazhimi im personal, por edhe i grupit tonë në Parlamentin Evropian është për të përshpejtuar procedurat për heqjen e vizave për shqiptarët", - tha reporteri i PE-së, duke u shprehur pozitivisht për ecurinë e proceseve integruese për vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe për plotësimin e detyrimeve nga ana e Shqipërisë.

n.e/NOA

KOMENTE