Shkodër, 30 mars, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa kishte nisur puna si gjithë ditët e tjera të zakonshme në mjediset e spitalit të qytetit të Shkodrës.
Kjo pasi, një person i armatosur ka hyrë brenda dhe ka qëlluar me pistoletë ndërsa rrinte më këmbë një djalosh 24-vjeçar.
Për fat të mirë, ai nuk paraqet rrezik për vdekjen, ndërsa burimet policore bëjnë me dijeni në mënyrë paraprake se i plagosuri quhet Roland Vukaj, banues në qytetin verior.
Ndërsa autori i krimit ka mbetur i paidentifikuar, ndërsa forcat e rendit po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat si dhe për ta arrestuar atë. (vijon) ...
n.e/NOA