Australi, 30 Mars NOA - Një kërkim i ri në shtetin e Australisë nxori në pah një numër mjaft të lartë të personave të cilët janë përdorues të kanabisit.
Me sa duket numri i këtyre personave është rritur me kalimin e kohës dhe kjo është vënë re pasi personat të cilët janë shtruar në spitale të këtij vendi për t'u rehabilituar nga kjo varësi, janë rritur.
Ky studim i cili është kryer nga Qendra Kombëtare e Kërkimeve mbi drogën dhe alkoolin ka dhënë një rezultat i cili thotë se numri i përgjithshëm i personave të cilët kanë probleme me përdorimin e Kanabisit është rritur me 30 % që nga viti 2002.
Gjithashtu ata shtuan se personat në fjalë janë të një moshe e cila tregon se janë rreth të tridhjetave e sipër dhe flitet për një përdorim i cili është tepër intensiv për to.
r.b/NOA