English

Toçi: Ligji për tokën rikthen epokën e kolektivizimit

Tiranë, 30 mars, NOA - Ligji i ri për përdorimin e tokës bujqësore është cilësuar nga Partia Socialiste si një rikthim në epokën e kolektivizimit. Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi u shpreh sot, në një konferencë për mediat, se "epoka e kolektivizimit, këtë herë po kthehet për interesa të një grushti individësh të lidhur politikisht ose biologjikisht me Berishën".

Toçi tha se në ligji i ri është absurd, "pasi dhënia me qira nga ana e shtetit të tokës së privatit do të bëhet pa dijeninë dhe aprovimin e të zotit të pronës bujqësore".

Sipas tij qeveria po miraton një ligj "që kërcënon 460 mijë familje bujqish, që përfaqësojnë rreth 60 % të popullsisë së vendit"

Deputeti i PS-së shtoi se ky ligj është një tjetër arsye që shqiptarët t'i bashkëngjiten protestës mbarëpopullore kundër një qeverie që ka pritoritet pasurimin e sekserëve dhe oborrit të saj.

Toçi ka theksuar se nëse ligji do të miratohet në Kuvend, atëherë do të kemi një tjetër shkelje të rëndë të Kushtetutës së Shqipërisë.

"Ky ligj na kthen edhe njëherë në epokën e errët të kolektivizimeve, për më tepër ky ligj provon edhe njëherë qartë se prioriteti i qeverisë Berisha nuk është aspak mbrojtja e interesave të shqiptarëve, por grabitja dhe pasurimi në kurriz të tyre", u shpreh deputeti i PS.

m.xh/NOA

KOMENTE