Tiranë, 30 mars, NOA - Përtej ndihmës që ka dhënë gjatë presidencës së saj 6-mujore në krye të Bashkimit Evropian, Republika e Çekisë do ta vazhdojë mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë në rrugën e procesit të saj integrues si edhe heqjen e vizave.
Një fakt të tillë e ka deklaruar kryetari i parlamentit të Çekisë, Miroslav Vlcek, gjatë një takimi të zhvilluar sot me kryeparlamentaren Topalli.
"Gjatë takimit që patëm ne diskutuam çështje shumë të rëndësishme si të shkëmbimeve parlamentare, besimin e madh në diplomacinë parlamentare por kryesisht biseda u përqendrua tek liberalizimi i vizave", raportoi ajo mbi këtë takim.
Më tej, shtoi se "jemi shumë të gatshëm që të ndihmojmë në të gjitha nivelet në fazën e parë, në mënyrë që Shqipëria të mos përsërisë të njëjtat gabime që ka bërë dhe Çekia para hyrjes në Bashkimin Evropian".
"I ofrova zonjës kryetare ndihmën time konkrete përsa i përket lobingut që mund të bëhet tek vendet e Paktit të Vishegradit dhe gjithashtu i kërkova asaj të jetë prezente në takimin e kryetarëve te Parlamenteve të 27 vendeve, në mënyrë që të transmetojmë eksperiencat në rrugë konkrete dhe direkte", tha Vleck.
n.e/NOA