English

Vetëm 2.5 % e njerëzve të aftë të ngasin kur flasin me celular

Utah, 30 mars, NOA - Njerëzit, të cilët mendojnë se dinë të ngasin një makinë dhe të flasin në një celular në të njëjtën kohë pa problem, janë shumë, por vetëm 1 njeri nga 40 të tillë, pra vetëm 2.5% e popullsisë, ka një sistem nervor të aftë për të realizuar një performancë të vërtetë si kjo.

Të tjerët thjesht gabohen, dëshmon një studim i botuar në buletinin ditar "Psychonomic dhe Revieu".

Prifesor David Strayer në universitetin e Utah dhe Jason Uatson shpjegojnë se "bazuar në sasitë e mëdha të njerëzve të cilët flasin në celular kur janë në timon, duhet thënë se vetëm 2.5 % e tyre e bëjnë perfekt këtë gjë".

Të dhënat e nxjerra nga studimi përkatës barazohen afërsisht me ato të një tjetri të realizuar lidhur me aftësinë e të drejtuarit të makinës kur je i dehur.

n.e/NOA

KOMENTE