Pekin, 30 mars, NOA - Janë zbuluar 15 kufoma fëmijësh, të sapolindur në një lumë afër rajonit Nining, në Kinë. Kufomat janë gjetur nga policia dhe mendohet se janë hedhur nga punonjësit e një spitali.
Lajmi konfirmohet nga agjencitë e informacionit kinez dhe sipas tyre mosha e fëmijëve është e papërcaktuar saktë. Por mendohet se bëhet fjalë për të sapolindur, ndërsa një prej kufomave është ende fetus.
Autoritetet kanë deklaruar se një pjesë e kufomave të fëmijëve mund të jenë hedhur në lumë pas aborteve, ose pas vdekjes së nënave, si pasojë e sëmundjeve që mund të kenë patur.
Dëshmitarët të ndryshëm në që kanë parë nga afër vendin e ngjarjes, thonë se trupat e fëmijëve kishin etiketa në krah me emrin e nënës, por jo emrin e spitalit ku kanë qenë duke u kuruar, apo kanë shkuar për të lindur.
m.xh/NOA