Lushnjë, 31 mars, NOA - Një aksident i ndodhur paraditen e sotme i ka marrë jetën një vajze pesë vjeçare me inicialet L.D në komunë Çermë në rrethin e Lushnjës. Lajmi konfirmohet nga policia e Lushnjës, e cila sqaron se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në orën 12: 00, në rrugën Çermë-Divjakë në vendin e quajtur, "Kthesa e Çermës".
Aksidenti është shkaktuar nga automjeti tip kamionçinë me targë, LU 6604 B, i cili drejtohej nga shtetasi Azis H, 45 vjeç.
Goditja e makinës ka qenë fatale për vajzën e cila ka ndërruar jetë pak minuta pas mbërritjes në spital. Ndërkohë që policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.
m.xh/NOA