Mynih, 31 mars, NOA - Ekipi i Mançester Junajtid nuk do ta gëzojë shijen e garës finale të Ligës së Kampioneve, pasi është eliminuar në ndeshjen e djeshme çerekfinale të saj nga ekipi i Bajernit të Mynihut.
Ndeshja u luajt në stadiumin e Mynijut dhe përfundoi me rezultatin 2:1, megjithëse ekipi anglez doli në epërsi që në minutën e parë me golin e Vayne Rooney dhe u duk se do ta kishte të hapur gjithë ndeshjen.
Por rezultatin e barazoi Franck Ribéry dhe më pas Ivica Oliç në sekondat e fundit të ndeshjes, duke elektrizuar tifozët gjermanë.
Deri në fund të fraksionit të parë nuk u shënua gol, ndërsa skuadrat zhvilluan një lojë relativisht të baraspeshuar dhe me epërsi minimale të mysafirëve përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë u shfaq një Bajern ndryshe pasi ekipi bavarez filloi të krijojë presion të vazhdueshëm drejt portës mysafire dhe në fund kjo u shpagua.
n.e/NOA