English

Çmim rekord në ankand për Superman

SHBA, 1 Prill NOA - Revista e parë e animuar e Superman, është publikuar në vitin 1938 dhe u shit në një ankand në SHBA për një shifër rekord e cila kap vlerën e 1.5 milion dollarëve.

Ekspertët bëjnë të ditur se kjo kopje ishte në gjendje mjaft të mirë dhe sipas tyre justifikon dhe çmimin për të cilin është blerë.

Një tjetër kopje e kësaj reviste të animuar është shitur sërish në ankand në muajin shkurt ku dhe atëherë ishte një shifër e cila kapte vlerën e milion dollarëve.

Tre ditë më pas po një revistë e animuar por këtë radhë e Batman u shit për një shifër prej 1 milion e 75 mijë dollarësh.

Në botë flitet se janë rreth 50 deri në 100 kopje të revistës së parë të animuar të Superman.

r.b/NOA

KOMENTE