Luksemburg, 31 mars, NOA - Në 16 vendet anëtare të Eurozonës, papunësia gjatë këtyre javëve të fundit ka arritur një nivel rekord.
Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Evropian i Statistikave, Eurostat, me seli në Luksemburg, sipas të cilit, kjo dukuri po ndodh për shkak të krizës ekonomike që preku botën.
Ky raport i Eurostat, bën me dijeni se kuota e papunësisë në shkurt arriti 10 për qind duke shënuar kështu nivelin më të lartë që prej gushtit 1998.
Por edhe në 27 vendet e Bashkimit Evropian me nivelin 9,6 për qind papunësia ka shënuar një rekord të ri.
Më të prekura janë Spanja me një kuotë prej 19% dhe Letonia me 21,7%, ndërsa më mirë paraqiten Holanda me 4% dhe Austria me 5%.
n.e/NOA