Librazhd, 31 mars, NOA - Forcat e policisë së Librazhdit kanë ndaluar në flagrancë një 24-vjeçar me emrin Altin Dosku, banues i këtij qyteti i cili dyshohet se në periudha të ndryshme kohe, ai ka kryer një sërë vjedhjesh.
Lajmi bëhet me dijeni prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke përmendur konkretisht rastin e vjedhjes në datën 26 shkurt, gjatë orëve të natës, ku ka tentuar të vjedhë zyrat e kësaj komune.
Ndërsa në datën 28 shkurt, në qytetin e Prrenjasit, ai ka vjedhur dyqanin ushqimor në pronësi të F.K, 37 vjeç etj.
Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA