English

Kreu i PES: Komisioni hetimor për zgjedhjet të ketë dhe ndërkombëtarë

Sarajevë, 31 mars, NOA - Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Poul Nyrup Rasmussen, ka deklaruar se komisioni për hetimi e zgjedhjeve në Shqipëri duhet të ketë dhe anëtarë të pavarur, të cilët do të jenë përfaqësues të autoriteteve ndërkombëtare.

Deklarata e Presidenti i PES, Rasmussen u bë sot në Sarajevë, pas takimit me Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe delegacioni e PS-së që e shoqëronte atë.

Ai u shpreh se hetimi i zgjedhjeve duhet të bëhet nga komisioni hetimor, "i cili mund të përbëhet nga shqiptarë, por edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë të pavarur, ç'ka do të garantonte se ky komision do të shqyrtonte çdo pikëpyetje, dyshim apo çështje të tjera mbi zgjedhjet e fundit".

Në prononcimin e dhënë për mediat pas takimit me Ramën, Rasmussen është shprehur se mbështet Partinë Socialiste në kërkesën e saj për të patur transparencë dhe zbardhjen e plotë të zgjedhjeve të fundit.

"Sot i kam thënë zotit Edi Rama se unë po u bashkohem përpjekjeve për të arritur transparencë të plotë, se edhe unë do të doja t'i shprehja dëshirën time për ngritjen e një Komisioni Hetimor, një komision hetimor të pavarur, i cili të negociohet dhe të pranohet edhe nga Partia Socialiste e Shqipërisë", u shpreh Presidenti i PES, Rasmussen.

m.xh/NOA

KOMENTE