English

Kthesa e Çermës, aksidentohet për vdekje një fëmijë

Çermë, 31 mars, NOA - Një fëmijë 5-vjeç ka mbetur i vdekur nga përplasja e shkaktuar prej një makine e cila kalonte me shpejtësi në ato momente rrugën.

Megjithëse vajza e vogël u transportua për në spital, nuk mundi t'i bëjë dot ballë vdekjes, e cila u provokua nga një makinë.

Aksidenti fatal mësohet se ndodhi në rrugën Çermë-Divjakë të Lushnjës në vendin e quajtur "Kthesa e Çermës" dhe ka qenë konkretisht automjeti tip kamionçinë me targë LU 6604 B, me drejtues 45-vjeçarin Azis H., i cili ka aksidentuar vajzën me inicialet L.D 5 vjeçe,e cila ndërroi jetë pak minuta pas mbërritjes në spital.

Nga ana e strukturave të policisë, është shoqëruar autori i kësaj ngjarje dhe po vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.

n.e/NOA

KOMENTE