English

La Liga, greva vë në rrezik Real - Barça

Spanjë, 31 Mars NOA - Mund të mos luhet supersfida e Kampionatit Spanjoll të La Ligës ajo midis Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Kjo ndeshje është në program në turnin e 10 - 11 prill, dhe është pikërisht në këto data kur, Organizata e Futbollistëve në Spanjë ka në program të zhvilloj një protestë në formë greve prej së cilës mund të shtyhet dhe "El Clasico".

Kjo protestë do të bëhet nga lojtarë e këtij kampionati, sidomos nga ata të cilët luajnë në kategoritë më inferiore dhe lajmi u bë i ditur nga e përditshmja "Marça"

Sipas burimeve mediatike të këtij vendi janë vetë 15 % e klubeve në Spanjë të cilët janë të rregullta për sa i përket pagesave kundrejt lojtarëve dhe kjo mendohet të jetë dhe arsyeja për këtë protestë që do të organizohet dhe mund të vërë në rrezik ndeshjen e Realit me Barçën.

r.b/NOA

KOMENTE