Londër, 1 Prill NOA - Mund të jetë një e ardhme angleze ajo që pret portierin brazilian të Milanit Nelson Dida.
Me sa duket Liverpul është në kërkim të një portieri dhe objektivi i tyre është pikërisht ai i skuadrës së kuq e zinjve të Milanit.
Duke parë se skuadra e Leonardos ka dhe Abiatin në përbërje të saj dhe ai tashmë po gjen një formë mjaft të mirë Dida mund të lihet i lirë nga Milan dhe të shkojë në drejtim të klubit të Liverpulit.
Me sa duket sipas medieve angleze kontaktet ndërmjet portierit dhe skuadrës nuk kanë munguar ku flitet se stafi drejtues i Liverpul i ka propozuar Didës një kontratë dyvjeçare si një zëvendësues i Reinës.
r.b/NOA