English

Molossia, shteti amerikan me himn shqiptar

Shkup, 31 mars, NOA/ Beqir Sina - Në rite, tradita, zakone apo afërsi gjeografike nuk ka asgjë të përbashkët mes Molossisë dhe Shqipërisë. Përveç, himnit.

Gjithsesi, këtë lidhje e ka bërë që në vitin 1977 ai që e krijoi - Kevin Baugh.

Në këtë vit, ai shpalli mikro-kombin "Shtet sovran", një zonë të vogël prej 14.3 hektarësh (58.000 m2) të shtetit amerikan, të cilin e quajti më vonë Republika e Molosëve.

Me burime të kufizuara informatike, Kevin Baugh qeveris duke përdorur si monedha xhetonat e pokerit të cilat quhen Valora.

Ajo që të bën më shumë çudi është fakti se Molossia përdor si himn të Republikës së saj, një version të përpunuar të himnit tonë kombëtar (dëgjo në faqen e internetit: http://www.youtube.com/watch?v=5Q2B1ËAZpDM&feature=related).

Presidenti aktual, Kevin Baugh, drejton vendin me vetëm 11 banorë, është i martuar ka dy djem si dhe zonjën e Parë, dy mace e tre qenë dhe një kalë.

Njëkohësisht ai kryen edhe detyrën e ministrit të Jashtëm.

Republika e Molosëve, ka një deklaratë ku thuhet se ajo është një nga vendet e para në botë që ka njohur pavarësinë e Kosovës, një ditë pasi Prishtina zyrtare e shpalli, pra më 18 shkurt.

Ndërsa se çfarë lidhje ka Molossia, emri i saj dhe himni i saj me Shqipërinë u ngelet studiuesve, historianëve tanë për ta zbuluar në të ardhmen.

Republika e Molossias është një nga më mini-kombet më të vjetër dhe është i vendosur në shkretëtirat e Dejton-Las Vegas në Nevada.

Kjo mini-republikë ka vetëm njëmbëdhjetë shtetas, njëri prej të cilëve, është Kevin Baugh, i cili aktualisht është president, si edhe një kalë, dy qen dhe tre mace.

Emri Molossia

Molossia është një emër i 'vjedhur' i fjalës spanjolle 'morro', që do të thotë gur i vogël ose kodër e vogël, prapashtesë 'ssia; është një prapashtesë standarde për 'vend'. Emri rrjedh nga trashëgimia spanjolle e Shteteve të Bashkuara të Amerikës por mund t'i referohet edhe emrit të një tipi helikopteri ose ndoshta ka lidhje me kodrat që janë vetëm pak metra jashtë 'kufijve' të Molossias moderne.

Një version tjetër, jo më pak i besueshëm, është që emri rrjedh nga një ish-familje që mbante mbiemrin Molosachi. NOA-INA

KOMENTE