English

Një kivi në ditë ndihmon mëlçinë

Zelandë e Re, 31 mars, NOA - Kivi është një aleate e vlefshme për shëndetin, me shumë pak kalori dhe e pasur me vitamina e minerale. Së fundi është zbuluar se ky fryt ndihmon edhe për funksionimin e duhur të mëlçisë.

Kjo bëhet e ditur nga një studim i koordinuar nga profesor, Robin Fraser i "University of Otago" në Zelandën e Re. Studimi është paraqitur në takimin vjetor të "Royal College of Pathologists of Australasia".

Për të shpjeguar lidhjen e dobishme midis kivit dhe mëlçisë, Profesor Fraser përdor shembullin e sitës.

"Mëlçia është një lloj site organike, e cila mban kolesterolin e tepërt, e që nxit qarkullimin e gjakut. Por disa rrethana (si stresi, alkooli apo ushqime të yndyrshme) mbyllin vrimat e sitës, duke favorizuar çrregullime të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, hipertensionin apo arteriosklerozën. Në të kundërt, konsumi i një kivi në ditë (me vitaminën C të saj) ndihmon mëlçinë të funksionojë mirë dhe të jetë efikase në pastrimin e organizmit", thotë Profesor Fraser.

"Unë jam i bindur për këtë dhe ha një kivi çdo mëngjes ", tha ai në fund të prezantimit të tij në konferencë.

a.k/NOA

KOMENTE