English

Rama socialistëve evropianë: Na mbështesni në BE

Tiranë, 31 mars, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste i ka kërkuar mbështetje Partisë socialiste Evropiane për anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës që ka mbajtur në konferencën "Shoqëritë progresive në Ballkan", e cila organizohet nga Partia Socialiste Evropiane dhe zhvillohet në Sarajevë, Rama tha se liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për shqiptarët.

E në këtë kuadër, ai kërkoi dhe mbështetjen e Partisë socialiste Evropiane që ky akt të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur në kohë.

Kreu socialist, Edi Rama, është i shoqëruar edhe nga sekretarja ndërkombëtare, Arta Dade e deputetët Ditmir Bushati e Arben Ahmetaj, ndërsa në këtë aktivitet marrin pjesë edhe përfaqësues të LSI-së.

n.e/NOA

KOMENTE