English

Rodan e Malena, një histori fantastike dashurie

Zagreb, 31 mars, NOA - Dashuria nuk ka kufij dhe nuk ka distancë. Një tjetër tregues i këtij fakti është dashuria e Rodanit, lejlekut mashkull, i cili çdo vit me ardhjen e pranverës, kthehet në Kroaci për të takuar të dashurën e tij.

Rodani përshkruan 13 mijë kilometra në fluturim nga Afrika e Jugut Në Kroaci , që të takohet me Malenën e tij të dashur, një lejlek që për shkak të një plagë të vjetër nuk mund të bëjë udhëtimin e gjatë përmes sezonit.

Siç raportohet në gazetën "Jutarnji List", për të parë Rodanin këtë herë ishte mbledhur një turmë e madhe kureshtarësh dhe gazetarësh.

Por ai është treguar "indiferent" ndaj mediave dhe ka fluturuar direkt te Malena besnike që po e priste me dashuri në folenë e saj në fshatin Varosh, në Kroacinë lindore.

"Është viti i pestë me radhë që Rodani vjen te Malena", i tha shtypit Stjepan Vokiç, kujdestari që kujdeset për lejlekun, që nga dita kur disa gjahtarë e goditën në një njërin krah.

"Në foletë e tjera, - shton Vokiç, - ndërsa lejlekët e tjerë kthehen pesë apo gjashtë ditë më vonë, ndërsa Rodani mbërrin gjithmonë i pari, sepse ai e di që është Malena e tij duke pritur atë me padurim". Kjo është hera e pestë që bashkëshortët qëndrojnë në fole dhe pas nja dy muajsh në fole do të ketë lejlekë të vegjël që Rodani, si në vitet e kaluara, do t'i mësojë të fluturojnë pasi Malena nuk është në gjendje ta bëjë këtë.

Të rinjtë do të nisen në fillim të dimrit me atë në Afrikë, ndërsa Malena do të qëndrojë në Kroaci për të pritur pranverën e ardhshme dhe kthimin e Rodanit të saj besnik. a.k/NOA

KOMENTE