Angli, 31 Mars NOA - Uejn Runi ka marrë një dëmtim tepër të rëndë në ndeshjen e mbrëmshme kundrejt Bajernit dhe tashmë e gjithë Anglia është në pritje të kontrollit të tij mjekësor, kjo pasi lojtari rrezikon pjesëmarrjen e tij në Botërorin e Afrikë e Jugut 2010.
Për këtë çështje është shprehur vetë tekniku i United, Ferguson i cili ka minimizuar këtë dëmtim duke thënë se nuk është dhe aq i rëndë sa ç'mendohet por sipas tij Runi do të qëndrojë për një kohë të gjatë larg fushave.
Për të bëhet fjalë për një dëmtim në kavilje dhe Ferguson është mjaft i shqetësuar pasi Runi nuk mund të jetë në dy ndeshje tepër të rëndësishme të ekipit të tij, atë me Çelsin në fundjavë për Premier League dhe ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve me Bajernin.
r.b/NOA