English

SHBA, një avion radar bie në detin Oman

Manama, 31 mars, NOA - Një avion radar i SHBA-së, E-2C Havkeye, ka rënë në detin e Omanit.

Bëhet e ditur se janë gjetur 3 anëtarët e ekuipazhit. Flota amerikane e vendosur në Bahrein, flet rreth tre anëtarëve të ekuipazhit që u gjetën, por nuk specifikon nëse ata janë gjetur të gjallë apo të vdekur.

Avioni ishte ngarkuar mbi aeroplan-mbajtëse USS Dvight D. Eisenhouer dhe po kthehej nga një mision i Enduring Freedom, operacion i udhëhequr nga SHBA në Afganistan.

a.k/NOA

KOMENTE