English

Siguria në shkolla, policia merr mbrojtje masa shtesë

Tiranë, 31 mars, NOA - Në mënyrë që mjediset e shkollave të jenë sa më të qeta dhe të sigurta për nxënësit, forcat policore i kanë shtuar së tepërmi masat e sigurisë pranë tyre.

Një fakt të tillë ato e bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, duke sqaruar konkretisht se synojnë konsolidimin e një dimensioni të ri, në drejtim të marrëdhënieve polici-shkollë-komunitet.

Dhe duke synuar në garantimin e rendit dhe zhvillimin normal të procesit mësimor, në shkollat e të gjithë niveleve janë planifikuar masa shtesë për parandalimin e krimit, në mënyrë që të mos përsëriten incidentet që kanë ndodhur kohët e fundit si plagosje me armë etj.

Në këtë kuadër, përveç strukturave të rendit dhe qarkullimit rrugor, janë ngarkuar me detyra specifike edhe struktura kundër krimit të organizuar, me qëllim ndjekjen në vazhdimësi të problemeve të kriminalitetit, krimeve ndaj personit, kundër drogës, kundër trafiqeve të paligjshme etj.

n.e/NOA

KOMENTE